Sedat Berisha nesër luan kundër Karabahut

Nesër do të luhen ndeshjet kthyese të Europa Leagues, ku po garojnë edhe tri ekipet nga Maqedonia, Metalurgu, Teteksi dhe Horizont Turnova.

Dy ekipet e fundit do të luajnë ndeshjet kthyese me rezultat të barabartë dhe kjo bën që të kenë shumë shanse për të vazhduar në turin e radhës, ndërsa Metalurgu ka arritur në Baku të Azerbajxhanit me një gol të pranuar në Shkup, që do të thotë se shanset për vazhdim të mëtutjeshëm janë shumë më të vështira.

Në mesin e futbollistëve që është me ekipin e Metalurgut, është dhe Sedat Berisha, i cili në këtë ndeshje prite që të aktivizohet në lojë që nga minuta e parë.

“Jemi akomoduar në Azerbajxhan dhe kemi zhvilluar dhe seanca stërvitore. Gjithsesi ekipi i Karaba është shumë i fortë dhe ka një ekip që viteve të fundit është në mesin e ekipeve që garojnë në kupat evropiane. Ne kemi ardhur me disavantazh, por nuk do të dorëzohemi në asnjë moment”, ka thënë Berisha për “Portalb”

Të përkujtojmë se ndeshja Karabah – Metalurg do të luhet nesër me fillim në ora 18:00, ndërsa në mesin e futbollistëve të ekipit të Karabahut luajnë dhe tre shqiptarët, Muarem Muarem nga Maqedonia, dhe Ansi Agolli dhe Admi Teli nga Shqipëria. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button