Heshtje pas zbulimit të propozimit të emrit nga Ali Ahmeti

Partitë politike kanë heshtur pas deklaratës së fundit të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, se propozimi i fundit i ndërmjetësuesit, Matthew Nimetz, është “Maqedonia e Epërme” dhe se po i njëjti është bazë rreth të cilit mund të fillojnë bisedimet”, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Përpjekjet e radios për të fituar reagim nga VMRO-DPMNE për atë se a ka qenë i pranuar ky propozim nga ana e tyre, ka qenë të pasuksesshme.

Edhe nga LSDM-ja nuk ka asnjë koment. Edhe pse kjo parti disa herë ka deklaruar se nuk din asgjë për propozimet e fundit të Nimetz, sot nuk ka pasur reaksion edhe për propozimin “Maqedonia e Epërme”. Ata madje kanë kërkuar nga kryeministri Gruevski mos heshtë dhe ai ta zbulojë propozimin për emrin.

Pavle Trajanov, nga Aleaca Demokratike, thotë se vendi nuk duhet të ndërtojë konsensus të brendshëm për ndonjë propozim deri sa nuk e din qëndrimin e Greqisë. Përkujtoi se propozim të njëjtë ka pasur edhe në vitin 1999, ndërsa atëherë Greqia ka refuzuar.

“Nëse propozimi është ai që tha Ali Ahmeti, duhet të bisedohet para së gjithash, me anën greke, ta shohim edhe qëndrimin e tyre, e pastaj të ndërtohet një konsensus eventual, e nëse këtë e bëjmë para se ta njohim qëndrimin e Greqisë, mendojë se është jashtëzakonisht e papërgjegjshme dhe joshtetërore”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button