Hazard: Ende nuk jam si Messi e Ronaldo

Mesfushori ofanziv i Chelseat, Eden Hazard ka treguar se ai ende nuk ka arritur nivelin e Leo Messit ose Cristiano Ronaldos.

”Krahasimi me Messin e Ronaldon është shumë për mua. Unë ende nuk jam më i mirë se ata”.

”Unë duhet të punoj ende dhe t’i afrohem sado pak atyre. Isha nominuar për lojtarin më të mirë të ri , por tani jam 23 vjeçar”.

”Megjithatë Chelsea nuk është vetëm unë. Ne kemi top lojtarë dhe kemi transferuar Diego Costa e Cesc Fabregas”, shtoi belgu.

Lajme të ngjashme

Back to top button