Elvira Gega: Lashë punën, pronarët në siklet prej meje

Një ditë pas masës së sigurimit të provës të dëshmitares Elvira Gega në Gjykatën e Sarandës, 40- vjeçarja ne nje interviste per “Panorama” thotë se nuk do ta lërë në asnjë moment qytetin.

Nëna e 4 fëmijëve, e cila po pret me ankth një punë, është pritur dje nga zyra e punës në Sarandë, ku i është premtuar gjetja e një vendi sa më shpejt. Së fundi Elvira është larguar dhe nga puna sezonale që bënte, në pastrimin e disa garsonierave, pasi siç thotë, pronarëve u vinte siklet prej saj që nga momenti kur u bë publik videoskandali me Agron Canen, sekretarin socialist. Ky i fundit ndodhet i arrestuar prej një jave dhe gjykata e ka lënë në burg pa afat.

Si ka qenë dita juaj sot?

Shkova në punë në mëngjes në orën tetë. U ktheva në orën 12:00. Shkova në treg dhe pas kësaj qëndrova në pritje për të shkuar në zy rën e punës, gjë që u realizua pasdite. Kishte ardhur Inesi, drejtoresha rajonale e punës nga Vlora dhe së bashku me atë të Sarandës pranuan dokumentet e mia. Më premtoi se nuk do të largohet nga Saranda pa më rregulluar mua në punë. U ndjeva e lumtur se thashë që ndoshta mbarojnë vuajtjet e mia.

A keni pasur frikë gjatë këtyre ditëve?

Nuk kam frikë. Herë pas here policia interesohet për gjendjen time. Madje më ka marrë në telefon edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe më ka thënë shprehimisht: “Ke mbështetjen e plotë timen. Për çfarëdo nevoje që të kesh, edhe mua mund të më marrësh siç merr inspektorin e lagjes apo shefin e Komisariatit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button