Këngëtarët kanë shije për film (Foto)

Edhe pse koha nuk ju premton shumë, këngëtarët tanë tregojnë se janë të pasionuar pas filmit dhe librave. Ndonëse me shije të ndryshme, duket se secili nga ta di të bëjë përzgjedhjen e duhur për ta shtendosur veten. Genc Prelvukaj, Dhurata Ahmetaj, Blero Muharremi, Adelina Berisha e Morena Taraku janë disa nga fytyrat tona publike që në një bisedë për gazetën Tribuna kanë shpalosur filmat dhe librat e tyre të preferuar…

Edhe pse janë të zënë e shumicën e kohës në detyrë për të argëtuar publikun e vet, disa nga fytyrat tona publike ndajnë kohë edhe për të argëtuar e qetësuar veten. E ku më së miri mund të qetësohesh sesa pranë televizorit duke shikuar film, apo me një libër në dorë e thelluar në ngjarje fantastike.

E kështu veprojnë edhe VIP-at tanë. Kohën e lirë e shfrytëzojnë duke lexuar apo shikuar ndonjë film, por pa lënë anash edhe aktivitetet tjera që i kanë. Ne kësaj radhe do të ju sjellim se cilët janë filmat por edhe librat që më së shumti i kanë lënë përshtypje Dhurata Ahmetaj, Morena Tarakut, Blerim Muharremit-Bleros, Genc Prelvukajt dhe Adelina Berishës.

‘In The Dark’, ‘The Artist’, ‘One Day’, ‘Die Hard’, disa nga filmat e preferuar të VIP-ve tanë

Këngëtarja e njohur Dhurata Ahmetaj, përveç se këndon bukur, ajo edhe shkruan, e për t’u inspiruar për tekste këngësh vetë ajo tregon se i inspirohet nëpër filma e libra. E sa i përket preferencave për libra, Ahmetaj nënvizon se i preferon më shuam librat shkencorë. “Për të shkruar këngë sigurisht se inspirohem. Shumë filma më pëlqejnë, por prej atyre që më pëlqyen më së shumti i veçoj “One Day” dhe “Lucky One”, të cilat i kam lexuar edhe si libra. Libra më shumë lexoj shkencorë, fakultativë, por sigurisht se veprat e Ismail Kadaresë janë të veçanta. Kohëve të fundit kam filluar të lexoj “Fifty Shades of Grey”, ende s’e kam mbaruar shkaku i angazhimeve, por është një novelë fantastike”, ka thënë Dhurata.

Edhe Adelina Berisha ka thënë se është e pasionuar pas filmit dhe librave, ndërsa ata që më së shumti i kane bërë përshtypje kësaj këngëtareje simpatike janë; “Ka shumë të tillë po më së shumti me ka lënë përshtypje “Gratë që dashuroj tepër” është një libër nga një autore greke, kurse filmi është “Friends with benefites”, ka treguar Berisha.

E në anën tjetër Genc Prelvukaj ka thënë që ka shumë autorë për zemër, ndërsa i pari që këngëtari i njohur e përmend është Ismail Kadare. “Kam shumë autorë që i kam për zemër, gjithçka që shkruhet nga autor si: Kadare, Marquez, Paulo Coelho, Tolstoy, Franz Kafka dhe të tjerë. Sa i përket filmit njësoj lojën e madhe të aktorëve, filmat si Tree of Life, Gladiator, The Artist, Kumbara e filma të tjerë”, ka thënë Genci.

Morena Taraku, njëra ndër femrat më të bukura të estradës sonë, përveç muzikës e modelimit del të ketë pasion edhe për film e libër. Të preferuarat e saj janë. “Danielle Steel”, “Një yll plot dritë”. Kurse filmi që më ka bërë më së shumti përshtypje është filmi “In The Dark”.

Ndërkaq në fund kësaj pyetje i është përgjigjur edhe këngëtari i njohur Blerim Muharremi – Blero, i cili shkurt ka treguar se filmi dhe libri i tij i preferuar është. “Libri që më ka lënë më së shumti përshtypje është “Gjuetari i balonav”, dhe filmi “Die Hard”./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button