Sot mbahet “Maratona e Ohrit”

Njëzet e dy garues nga 14 shtete do të marrin pjesë në maratonën e 28-të notuese që sot do të mbahet në shtegun “Klime Sabin” nga manastiri “Shën Naum” deri te limani i qytetit në Ohër.

Në shtegun 30 kilometra në ujërat e Liqenit të Ohrit saktë në mesditë do të notojnë 16 burra dhe gjashtë gra nga Kazakistani, Brazili, Argjentina, Italia, Belgjika, Franca, Maqedonia, Gjermania, Çekia, Kroacia, Rusia, Spanja,… Finishi është parashikuar për në orën 17, ndërsa pas arritjes të të gjithë pjesëmarrësve në limanin e qytetit, patronati i manifestimit presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov do t’I ndajë shpërblimet. Fondi shpërblyes për maratonën e 28-të notuese është 10.000 dollarë. Maratona notuese e Ohrit është në organizim të Organizatës ndërkombëtare notuese – FINA, organizatore kryesore është Federata notuese e Maqedonisë, ndërsa organizimi teknik është i komunës së Ohrit dhe Kapitanëria e limanit. Maratona notuese e Ohrit vazhdimisht mbahet nga viti 1992, ndërsa maratona e parë zyrtare në Ohër është mbajtur në vitin 1962 në shtegun Peshtani-Strugë-Ohër në gjatësi prej 36 kilometrave.

Fitues në këtë maratonë ka qenë egjiptiani Abu Heif, ndërsa vendin e tretë e ka qytetari i Ohrit, Diki Bojaxhi, përderisa në konkurencën e femrave ka fituar motra e tij Atina Bojaxhi. Këtë vit është 60 vjetori i organizimit të maratonës së parë në Ohër, në vitin 1954 në relacionin Goricë-Ohër në gjatësi prej 2,5 kilometrave, ku kanë marrë pjesë tetë garues. Fitues në këtë maratonë ka qenë Niko Nestor.

Lajme të ngjashme

Back to top button