Të hënën do të bëhet tërheqja e automobilit nga “Fiskalja në dorë-shpërblim pa mund”

Të hënën më 25 gusht, me transmetim direkt në RTVM 1 do të mbahet tërheqja e nëntë e lojës shpërblyese “Llogari fiskale në dorë-shpërblim pa mund”, drejtuese e së cilës është Lotaria shtetërore e Maqedonisë nën përkrahje të Ministrisë së Financave.

Në këtë xhiro të lojës shpërblyese tërhiqet për një automobil, 30 vauçerë me vlerë pej 3.000 deri në 60.000 denarë dhe 120 vauçerë për produkte ushqimore në vlerë prej 1.000 denarë.

Në tërheqje marrin pjesë të gjitha zarfat e dërguara për tërheqjen e nëntë me llogari fiskale valide nga data 15.11. 2013.

Emrat e fituesve, në afat prej tre ditëve pas secilës tërheqje, shpallen në shtypin ditor dhe në ueb faqen e Lotarisë shtetërore të Maqedonisë. Pas marjes së vauçerëve me vlerë, fituesit kanë mundësi sipas kategorisë së prodhimeve, të drejtohen në cilindo vend shitës të bashkëpunëtorëve, të theksuara në vetë vauçerin, ku në kategorinë adekuate të prodhimeve mund të zgjedhin një ose më shumë prodhime deri te vlera adekuate, me vlerë plotësuese të zvogëluar nga shitja me pakicë (përqindje e theksuar e lirimit të vauçerit), me çka lihet liri e zgjidhjes sipas nevojës së fituesit, thuhet në kumtesën e Lotarisë shtetërore të Maqedonisë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button