Miratohet rezultati, e majta humbet një mandat në Lezhë

Mes debatesh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot tabelen perfundimtare ppër Qarkun e Lezhes me një ndarje të re të mandateve pasi një mandat i ka kaluar koalicionit të djathte. 

“248 qendrat jemi mbeshtetur ne tabelat origjinale qe jane korrektuar, 10 te tjerat nuk kemi tabela origjinale nuk kane levizje votash” u shpreh kryetarja e KQZ.

Sipas saj, rezultati eshet bere mbi 248 qendrat me shifrat e korrigjuara, nderkohe qe per 10 te tjerat, ne baze te te dhenave elektronike te administruara nga Komisioni Qendror te Zgjedhjeve. 

Perfaqesuesi ligjor i PS-se dhe LSI-se ne kete komision e kane quajtur te padrejte e te pambeshtetur ne Kod menyren se si po veprohet, duke kerkuar zbardhje te shpejte te vendimit per te reaguar me pas ligjerisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button