Prishtinë: Gjykohen të akuzuarit e rastit “Monstra” Demiri dhe Ismailoviq

Paraditen e sotme ka filluar në Prishtinë gjyqi kundër dy të akuzuarve për armëmbajtje pa leje nga gjykata e atjeshme, dhe të akuzuar kryesorë në rastin “Monstra” në Maqedoni, Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq. 

Dy të akuzuarit që ngarkohen nga gjykatat e vendit tonë, se janë dorasit e vrasjes së pesëfishtë në fundprill të vitit të kaluar në fshatin Smillkovcë, u arrestuan pesë muaj më parë nga Policia e Kosovës. 

Nëse gjykata arrin të mbyllë sot çështjen dhe të shqiptojë dënimin për posedimin ilegal të armëve, procesi i ekstradimit të tyre në Maqedoni mund të marrë një ritëm më të përshpejtuar. 

Pak kohë më parë, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se ministria që drejton ka përfunduar të gjitha obligimet e saj dhe se çështja e ekstradimit i ka kaluar Ministrisë së Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button