Nesër promovohet shërbimi “Ndiqi paratë”

Në një konferencë për shtyp që do të mbahet të enjten, më 11 korrik 2013, me fillim në orën 11:00 në Info Qendrën e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup do të prezantohet e ueb-faqes “Ndiqi paratë”.

Shërbimi “Ndiqi paratë” (www.SlediGiParite.mk) ka për qëllim ta afrojë politikën fiskale të vetëqeverisjeve lokale të Maqedonisë te qytetarët, duke i paraqitur buxhetet e tyre në mënyrë të thjeshtë dhe transparente, gjegjësisht të hyrat dhe të dalat e komunave prej vitit 2008 e deri më sot. Informatat që i përmban shërbimi do t’u mundësojnë qytetarëve ta ndjekin harxhimin e komunave të tyre, me qëllim që të ngritet vetëdija për kualitetin dhe kuantitetin e shpërndarjes së parave.

Në konferencën për shtyp do të prezantohen mundësitë dhe informatat që i ofron shërbimi “Ndiqi paratë”, si dhe përparësitë nga qasja e këtillë për qytetarët dhe vetëqeverisjet lokale. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button