Shtip, gjatë seancës së këshillit profesori që ishte në grevë urie pësoi infarkt

Aleksandar Konstandinov, njëri nga tre profesorët që ishin në grevë urie në Fakultetin Ekonomik në Shtip, Aleksandar Konstadinovski ka pësuar infrakt gjatë seancës së Këshillit ku merej vendimi për të ardhmen e tyre.

Në momentin që shpërtheu një debat i nxehtë, dhe Konstandinov mundohej ti arsyetojë qëndrimet e tij dekani Risto Fotov ka ftuar sigurimin që ta ndërpres fjalimin e profesorit.

Atëher Konstadinovit i është përkeqësuar gjendja dhe është dërguar në Qendrën urgjente në Shtip ku është konstatuar se ka pësuar infarkt.Për momentin po kryhen analiza dhe sigurisht do të transferohet në Klinikën e Shkupit.
Përndryshe, Këshilli vendosi kundër kërkesës së tyre, gjegjësisht nuk i emëtoi ata me titullin profesor, gjë për të cilën ishin në grevë urie 20 ditë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button