Isa Mustafa rrëzohet nga Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit, më 17 korrik 2014.

Në bazë të njoftimit të parë, që është bërë publik në faqen zyrtare të Gjykatës Kushteteuse, kuptohet se Gjykata e konsideron si jokushtetuese zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit në seancën e 17 korrikut.
Kushtetuesja konstaton se vendimi i 17 korrikut 2014 për zgjedhjen e Isa Mustafës, është jokushtetues, si për nga procedura e ndjekur, ashtu edhe për nga përmbajtja, pasi nuk ishte grupi më i madh parlamentar ai që propozoi Kryetarin e Kuvendit dhe si i tillë shpallet i pavlefshëm.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. E po mire , supozojme keshtu : H.Thaqi dhe PDK-ja sipas kesaj do te dalin grupi me i madh dhe do ta kandidojne kandidatin e tyre .. mirepo ne Kuvend nuk e votojne shumica e deputeteve .. atehere cka bejme .. Kosova kurre nuk do te mund ta zgjedhe Kryetarin e Kuvendit ( po edhe nese shkohet ne zgjedhje te reja pasi forcat politike pak a shume jane te njejta ) e njejta eshte edhe me zgjedhjen e qeerise

Back to top button