Egjipt, vazhdon vrasja e protestuesve pro Mursi

Një mbështetës i presidentit të burgosur egjiptian Muhamed Mursi u vra të enjten vonë pasi forcat e sigurisë shpërndanë një protestë në qytetin Minya, thanë dëshmitarët okularë.

Mahmoud Taha Tolba, 25 vjeç, u qëllua me plumba në shpinë pasi forcat e sigurisë shpërndanë me dhunë një protestë të organizuar nga mbështetësit e presidentit të parë egjiptian të zgjedhur me vota.

Marshime pro-Mursit u mbajtën edhe në krahinat e Gizas, Beni Sueif dhe Fajum, thanë dëshmitarët okularë.

Mursi, ish udhëheqës nga Vëllazëria Muslimane e cila fitoi zgjedhjet e para presidenciale të Egjiptit të lirë në vitin 2012, u largua nga një grusht shtet ushtarak në korrik të vitit të kaluar.

Ish-shefi i ushtrisë, njëkohësisht arkitekti i trazirave që shkaktuan mbi 2000 të vdekur, Abdel-Fattah al-Sisi, shpalli veten president, pas zgjedhjeve parodike që organizoi.

Mbështetësit e Mursit edhe sot vazhdojnë të organizojnë protesta të përditshme kundër rrëzimit të udhëheqësit të tyre, në mes të një goditje të vazhdueshme nga ana e autoriteteve ushtarake të Egjiptit. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button