Bit Pazar: Dy grupe të rinjsh gjuajnë nga vetura me armë zjarri

Shkëmbim zjarri ndërmjet dy grupeve kanë shqetësuar mbrëmë banorët rreth Bit Pazarit.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19.00, kur dy grupe të armatosura janë ndeshur dhe kanë gjuajtur nga automobilat e tyre.

Nga Policia thonë se janë identifikuar dy persona të cilët kanë marrë pjesë në incident, bëhet fjalë për E.K (28) dhe A.H (20) të cilët janë vozitur më ‘BMW’.

Policia tash për tash nuk ka informacion se kush janë personat tjerë të cilët kanë gjuajtur nga armët nga vetura e tipit ‘Mercedes’.

Për fat të mirë, sipas MPB-së, në incident nuk ka të lënduar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button