UKM-ja firmos marrëveshje me Universitetin e Izraelit

Universiteti Shën Kirili e Metodij-Shkup, do të bashkëpunojë me Universitetin shtetëror të Izraelit.

Ky bashkëpunim arrihet nëpërmjet marrëveshjes të cilën e kanë firmosur rektori i UKM-së, Velimir Stojkov dhe ai i Universitetit ‘Ben Gurion’ nga Izraeli, Zvi Hakoen.

Me memorandumin parashihen projekte të përbashkëta hulumtuese, këmbim në kuadrin arsimor, këmbim të studentëve, organizim të punëtorive dhe konferencave të përbashkëta, si dhe këmbim të publikimeve, librave dhe të ngjashme.

‘Qëllimi i memorandumit është përforcimi dhe oficializimi i interaksionit arsimor ndërmjet dy institucioneve nëpërmjet nxitjes dhe këmbimit të përvojave akademike në kuadrin administrativ dhe studentëve’ kumtuan nga UKM.

Bashkëpunimi mes universiteteve do të realizohet në sferën e përfaqësimit të dy universiteteve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button