Familjarët: Kemi dëshmi se procesi “Monstra” është i montuar (VIDEO)

Edhe sot u mbajt protesta e përjavshme kundër rasteve të montuara politike në Maqedoni. Dhjetëra  protestues marshuan deri te QT “Mavrovasja” ku u ndaluan nga policia edhe pse leje kishin për të protestuan. Ata lexuan edhe njëherë kërkesat e tyre dhe u shpërndanë qetësisht. Më poshtë lexoni kronologjinë e protestave që ua sjell gazetarja e PortAlb e cila ndoqi në terren protestuesit.

14.40 Foli dhe Hisni Shaqiri dhe protestat mbaruan.

14.30 Bedri Ajdari familjar i të burgosurve në rastin ‘Monstra’ në fjalimin e tijë para protestuesve tha se familjarët kanë dëshmi se procesi ishte i montuar.


“Kemi të dhëna dhe informata nga njerëz që frikohen të flasin publikisht se rasti është i montuar dhe se policia dhe disa persona me autoritet kanë bërë çmos që të gjejnë një familje që do t’ia hedhin fajin për rastin Monstra, dhe këtë ja bënë familjes tonë. Ne jemi këtu dhe kërkojmë që edhe njëherë të përsëritet gjykimi por ai të jetë i drejtë dhe jo me urdhra politike sepse jemi të bindur që familjarët janë të pafajshëm dhe procesi është i montuar”, deklaroi Ajdari.

Daim Luçi i lexoi kërkesat e Këshillit Organizativ.

Protestuesve iu drejtua edhe  Nevzat Halili.


14:10 Kordoni policor është stacionuar te udhëkryqi te ‘Mavrovasja” dhe nuk lejojnë që protestuesit të depërtojnë për të protestuar para Qeverisë së Maqedonisë.

13:45 Ka nisur protesta kundër te akuzuarve për rastin “Monstra”. Ashtu siç ishte paralajmëruar protestës i prinë Nevzat Halili ndërkaq te pranishëm janë edhe ish deputeti Hysni Shaqiri, kryetari i FMDNJ-se, Idriz Sinani, etj.


Protestuesit edhe ne këtë proteste te radhës mbajnë parrudha “Liri për te pafajshmit”, “Duam drejtësi”, “Stop dhunës” etj.

Protestuesit janë nisur nga kompleksi Cairanja drejtë Qeverise. Ndërkaq vërehet prani e madhe e forcave policore.

Nëse policia do ti lejoje ata qe te arrijnë deri para Qeverise akoma nuk dihet.

Lajme të ngjashme

Back to top button