Pse duhet të mbyllni telefonin gjatë pushimeve?

Kush dëshiron të bëjë pushime të rehatshme, duhet domosdoshmërisht të mbyll telefonin. Sipas një studimi të agjencive të ndryshme gjermane, rreth 62% të pushuesve kanë qenë të kontaktuar nga shefat apo kolegët e tyre.

86% e tyre kontaktohen përmes telefonit, ndërsa 34% nëpërmjet e-mailit njofton OnePoll për Lastminute.de, transmeton Portalb.

Çudia qëndron se më së shumti, telefonatat bëhen nga kolegët (45%), më pas nga shefat (40%); ndërsa 54% e kërkesave sipas tyre kanë qenë tërësisht të parëndësishme, vetëm se ua kanë prishur pushimin.

Arsyet e telefonatave nga shefat apo kolegët

1. Të pyesë mbi statusin e një projekti (23%)
2. Informim mbi azhurnimet e fundit nga puna (20%)
3. Të pyesë, ku ndodhet dokumenti dhe nëse mund t’ia dërgoni. (17%)
4. Të pyesë nëse mund të ktheni më parë nga pushimi/ (16%)
5. Nëse mund të punoni diçka të vogël/ (13%)
6. Ta pyesë diçka mbi pushimet e tij. (11%)
7. Tu njoftojë për ndonjë skandal në punë. (10%)
8. Nëse mund të kontaktojë ndonjë koleg tjetër (8%)

Këtu i gjeni arsyet më të kota të kërkesave

1. Desha vetëm të di nëse ia çon mirë
2. Kafeneja në punë nuk punon më.
3. Pse ke marrë kafen nga zyra?
4.  A mund të vish më herët nga pushimi, që të zëvendësoni një koleg tjetër?
5. Ku është birra?
6. Të më tregojë ndonjë shaka.
7. Të më tregojë se partneri më ka tradhtuar dhe se flitet keq për të.

Lajme të ngjashme

Back to top button