Sa alkohol pihet në shtetet muslimane?

Në shumicën e vendeve muslimane, kryesisht ata arabe, alkoholi është ilegal, por kjo nuk e ka ndaluar konsumimin e saj.

Shteti arab ku konsumohet më së shumti alkoholi është Libani, kjo falë numrit të madh të krishterëve, që përbëjnë diku 37%. Më pas është Turqia e Irani, pavarësisht se në këtë të fundit është ilegale.

Më poshtë Portalb u sjell shifrat e konsumimit të alkoholit dhe ligjet e shteteve përkatëse:

Egjipt: Alkoholi është legal, zakonisht të varfërit e pinë në shtëpi, ndërsa të pasurit nëpër hotole. Konsumohet 0.37 litra për person.

Iran: Alkoholi është ilegal, ku më së shumti prodhohet në shtëpi. Konsumohet 1.02 litra për person.

Liban: Është vendi me konsumimin më të madh, për shkak edhe të numrit të madh të shekularëve. 2.23 litra për person.

Libia: Ishte ilegale në kohën e Gadafit dhe shifrat janë të ulta. 0.11 litra për person.

Pakistan: Nga vendet e studiura është vendi me më pak konsumues, me vetëm 0.06 litra.

Arabia Saudite: Përkundër ilegalitetit dhe regjimit islam, konsumimi nuk është aq i vogël. 0,25 litra për person. Kryesisht nga të jashtmit dhe kontrabanduesit.

Turqia: Është legale, por në udhëheqjen e një partie konzervative muslimane, AKP. Përkundër ligjeve të ashpra që sillen kohët e fundit, konsumimi i alkoholit në Turqi rritet dita ditës, njofton Hyrriet Daily News. Konsumohet 1.87 litra për person./Portalb

 

Burimet e shifrave: Economist, Hyrriet, IWSR, Eurominitor, WHO. Vitet 2003-05.

Lajme të ngjashme

Back to top button