Angelina Jolie pas operacionit

Angelina Jolie veshur me të zeza në Hawaii, ka rizbuluar trupin e saj pas operacionit.

Jolie deklaroi në muajin maj se i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e gjoksit. Ajo deklaroi në artikullin e New York Times se pas operacionit për parandalimin e kancerit ndihej më pak grua.

Por ylli i kinematografisë mrekullisht ka fituar besimin tek vetja dhe gjatë një udhëtimi në Hawaii ka treguar format e saj trupore.

38-vjeçarja dukej mjaft bukur me një kanotiere të zezë dhe një palë pantallona të përshtatura mjaft mirë me të.

Angelina është parë në ishullin e Oahu, duke bërë një shëtitje në pyll me një ekip xhirimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button