Recension: Shok për fansat: Tara Reid duket shumë keq!

Sa duhet një artiste yll të dobësohet, të trashet, të plaket ose të ketë pamje të lënë pasdore, që t’u tregohet lexuesve se duke shumë keq?

Aq më tepër, nëse po ajo aktore vet i vendos fotografitë në rrjetet sociale, prej ku e marrin të drejtën mediat që të gjykojnë se në to ajo duket shumë keq ose e padenjë për imazhin e dëshiruar? Gjithsesi, me atë gjykim edhe të ftohen lexuesit që ta klikojnë lajmin…

КАНАЛ 5   ТелевизијаLinku deri te artikulli origjinal: Shok për fansat: Tara Reid duket shumë keq!

Data dhe koha e publikimit: 16.08.2014

Data e recensionit: 17.08.2014

Recensues: Stojan Sinadinov

Zakonisht thuhet se faktet janë gjë e shenjtë. Por, kush mund ta marrë rolin e “shenjëtorit” më të madh, dhe duke i krahasuar disa fotografi aktuale dhe një fotografi të para dhjetë viteve, të konstatojë se personi “duket shumë keq”?

“Aktorja Tara Reid në Twitter vendosi disa fotografi, në të cilat me siguri vetëm ajo mendon se duke normale”.

Burimi i informatave, në bazë të të cilit gjykohet për pamjen e dikujt, janë disa fotografi. Në ato fotografi nuk ka asnjë “pamje të keqe”. Në krahasim me fotografinë nga fillimi i karrierës së saj, ka disa kilogramë më pak, por mjekësia është ajo që duhet të tregojë se a bëhet fjalë për anoreksi apo jo. Edhe atë vetëm në rast se personi në fjalë e konsideron këtë si problem.

Përkundër kësaj, teksti me bindje superiore thotë se:

“Tara është dobësuar në mënyrë drastike, aq sa shkaktoi shqetësim në mesin e fansave të saj!”

Komentimi i anshëm në tekst shkon deri atje sa i mbahet leksion aktores:

“Tani duket krejtësissht ndrysh sene, dhe ajo që është edhe më e çuditshme, jo vetëm që nuk sheh se ka problem në dukjen e saj, por ajo edhe krenohet me linjën e saj.

Titulli është senzacionalist dhe joadekuat.

Në “Doracakun për etikën në gazetari” të autorëve Тamara Çausidis dhe Zoran Bojarovski thuhet:

“Stereotipet janë armiq të gazetarisë së mirë! Çdokush është i ndryshëm.”

Mirëpo, stereotipet janë shumë të ndjeshme në klikime “të shpejta”.

Fotografitë shërbejnë vetëm për manipulim, me një “keqardhje” kalimthi se vetë personi nuk arrin ta shohë problemin në pamjen e saj?!

Gjithsesi se klishetë sa i përket pamjes fizike, veçanërisht kur janë në pyetje tinejxherët, janë njëri nga fetishet e kohës bashkëkohore ku imixhi është (pothuajse) gjithçka. Modelimi me dekada i personaliteteve të njohura me figurë “të hollë” ndoshta ka çuar në ekspanzionin e anoreksisë, por të thuhet për pamjen e dikujt se është shumë e keqe dhe e padëshiruar është vetëm ana tjetër e stereotipit të njëjtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button