Simeone ‘trembet’ nga Barcelona dhe Real Madridi

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka filluar të trembet. Ai beson se ekipi i tij do ta ketë të vështirë ta mbroj titullin kampion pasi dy rivalët, Real Madrid dhe Barcelona janë më të fortë se më parë.

”Atletico nuk është si Real Madridi apo si Barcelona. Ata kanë një strukturë që u lejon atyre për të shpenzuar 80 milion euro në një lojtar, ndërsa ne kemi shpenzuar rreth 100 milion euro në total”.

”Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar janë tre nga pesë lojtarët më të mirë në botë. Barcelona ka nënshkruar me Suarez dhe Ivan Rakitic, ndërsa shiti Alexis Sanchez dhe Cesc Fabregas. Ata janë përmirësuar”.

”Dhe pastaj Real Madridi. Ata nënshkruan me Toni Kroos dhe James Rodriguez, ndërsa Gareth Bale do të jetë edhe më i fortë se sezonin e kaluar. Ata janë më të mirë se vitin e kaluar”.

”Atletico është kampion, por lojtarët nuk janë të njëjtë. Ne jemi në një ligë të vështirë ku bën pjesë edhe Real Madridi dhe Barcelona”, u shpreh Simeone.

Lajme të ngjashme

Back to top button