Si të dukeni 10 vjet më të reja pa përdorur bisturinë

Nuk është gjithmonë nevoja te përdorni bisturinë për t’u dukur më të reja. Ju mund të dukeni sikur keni 10 vite më pak nëse ndiqni këshillat më poshtë.

Qëndroni drejt

Nëse qëndroni të përkulura nuk do dukeni aspak joshëse, por nga ana tjetër kjo mund të sjellë edhe probleme për trupin. Një qëndrim drejt do ju ndihmojë të keni shëndet të mirë dhe të keni një pamje më të re. Mund të jetë një ushtrim shumë i mirë edhe për të pasur më tepër besim në vetvete.

Hapeni ngjyrën e flokëve

Mbuloni thinjat duke përdorur ngjyra të çelëta. Këto të fundit do i japin fytyrës edhe një pamje më të shndritshme.

Kujdesuni për qerpikët

Edhe pse vitet mund të kalojnë kujdesuni që qerpikët tuaj të duken gjithmonë fine dhe të gjate.
Blini një pale sutjena te reja
Mos harroni se përveç bukurisë sutjenat ndihmojnë edhe për të mbajtur gjoksin që ju të ndiheni më rehat. Një sutjene jo e mirë mund të sjellë dhimbje tek shpatullat, tek qafa apo edhe tek shpina.

Kujdesuni për duart dhe manikyrin

Thonjte e lyer me kujdes tërheqin gjithmonë vëmendjen. Kujdesuni më tepër për duart dhe thonjte në mënyrë që të mos duken shenjat e plakjes.

Shmangni pirjen e duhanit

Përveç problemeve me shëndetin duhanpirja shkakton probleme edhe me lëkurën e fytyrës ku kjo e fundit merr ngjyre paksa në gri. Edhe nëse keni kohë që e pini, pasi ta lini do e shihni që lëkura juaj do filloje të rimerr ngjyrën dhe shkëlqimin e dikurshëm.

Jepuni shkëlqim dhëmbëve

Dhëmbët e bardhe mund t’iu japin një pamje edhe më të re, prandaj shkoni me shpesh tek dentisti për kontrollë dhe lajini dhëmbët pas çdo vakti.

Lajme të ngjashme

Back to top button