Monika Kryemadhi thërret në sfidën e akullit Edi Ramën (Video)

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i është përgjigjur sfidës me kova akulli, duke nominuar kryeministrin Rama, Ardit Gjebrea dhe Olti Curri.

Videoja u postua në faqen zyrtarë të LSI në rrjetin social Facebook.

ALS Ice Bucket Challenge, sfida me kovat e akullit vjen në Shqipëri, ku ka bërë pjesë figura të njohur të artit, por edhe të politikës.

Përgjigjia për sfidën e ALSIceBucketChallenge, ose e kovës me akull duhet të vijë brenda 24 orëve nga thirrja.

Pritet me kureshtje të madhe që sfidës t’i përgjigjet edhe kryeministri Rama, i cili është nominuar edhe nga personazhe të tjerë./ OraNews

Lajme të ngjashme

Back to top button