Grevë të përgjithshme lajmërojnë arsimtarët

Greva e përgjithshme e punëtorëve në sferën e arsimit do të fillojë në fund të shtatorit, nëse deri atëherë vazhdojnë të ngelin të shurdhër ministritë resorë, arsimit, kulturës dhe punës dhe politikës sociale. Kështu njoftoi kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov. Sipas tij vendimi përfundimtar për grevën pritet të merret në fund të muajit gusht, pas deklarimit të anëtarësisë, njofton Televizioni Alsat-M.

“Shpresoj që ministrit resorë ta lexojnë qëllimin tonë, do të na ftojnë dhe do të gjejmë gjuhë të përbashkët që të mos vijë deri te ajo që as ata nuk e dëshirojnë megjithatë edhe ne si sindikatë edhe pse e kemi atë si mjet sindikal, më mirë do të jetë që problemet të zgjidhim në tavolinë se sa të shkohet në grevë. Megjithatë nëse deri atëherë nuk zgjidhet problemi, nuk kemi dialog social, nëse çështjet injorohen, SASHK-ku si organizatë injorohet dhe devalvohet definitivisht do të ketë grevë më 29 shtator”, deklaroi Jakim Nedelkov kryetari i SASHK-ut.

Sipas tij nga protesta e 1 gushtit nuk ka pasur asnjë ftesë për dialog nga ana e ministrive resore. Nedellkov njoftoi se muaji shtator do të shfrytëzohet për dialog social me qëllim të tejkalimit të dallimet mes tyre.

“Për fat të keq as gjatë këtyre ditë e as gjatë këtyre javëve, nga 1 gushti kur ishte protesta. Me siguri ministritë resorë matin forcën tonë të shohin deri ku do të shkojmë megjithatë do të gabojnë nëse mendojnë se me pengimin e protestës do të pengojnë edhe grevën e përgjithshme. Pra greva do të të realizohet në bazë të deklarimit të anëtarësisë me kusht nëse ministrit resorë nuk na ftojmë që t’i zgjidhi çështjet kontestuese”, tha Jakim Nedelkov kryetari i SASHK-u./Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button