(Foto) Kundërpërgjigja e Ziadin Selës, ndaj organizatorëve të “Mbrëmjeve të poezisë”

Dy billborde gjigante që janë të vendosura në urën e poezisë, pikërisht aty ku do të mbahet manifestimi qendror i këtij evenimenti të madh kulturor, është kundërpërgjigja që komuna e Strugës dhe kryetari i saj Ziadin Sela, kanë rezervuar për pjesmarrësit në këtë event kulturor.

“Rri qetë dhe na respekto, fol shqip! Thuaj Tungjatjeta. Pezia është universlae, jo çmenduri konservative lokale”, thuhet në mesazhin që transmetohet në dy billbordet kryesore pranë urës ku do të zhvillohet ceremonia qendrore e “Mbrëmjeve strugane të poezisë”. Më pas në këto billborde janë paraqitur të dhënat statistikore të popullsisë sipas regjistrimit të vitit 2002, ku tregohet se në Strugë jetojnë 56,8% shqipëtarë, 32% maqedonas, 5,7% turq si dhe etnitetet e tjera me radhë, shkruan portali Drini.mk

Ky mesazh siç duket do të tentohet tju jepet të gjithë mysafirëve nga mbarë bota që do të qëndrojnë në Strugë enkas për këtë event, i cili bojkotohet pikërisht nga të zotët e shtëpisë, për shkak të mos respektimit të gjuhës së tyre amtare.

Mos përdorimi i gjuhës shqipe në manifestimin e njohur botëror Mbrëmjet strugane të poezisë, i cili aktualisht zhvillohet në Strugë, ka ngjallur debat të madh në opinion, ndërsa ashtu si edhe vitin e kaluar edhe këtë vit, kryetari i komunës së Strugës ziadin Sela, bojkoton këtë organizim në qytetin e tij për shkak të mos përdorimit të gjuhës shqipe.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button