Si të mbrohemi nga Listeria?

Listeria është bakterie e cila plotësisht zhduket gjatë gatimit. Ekspertët e shëndetësisë japin këshilla se si mund të mbrohemi nga ky bakter.

-Lani duart para se të filloni të gatuani

-Mbani ushqimin të mbuluar

-Ushqimin e gatuar mbajeni në frigorifer përreth një ore pas gatimit

-Mishin e papërpunuar dhe peshkun mbajeni në raftin më të ulët të frigoriferit që të mos pikojë në ushqimin e gatshëm.

-Mbajeni frigoriferin e pastër dhe në temperaturë nën 5°C.

-Shini afatin e përdorimit

-Gjatë gatimit mos përdorni thika, pirun dhe lugë të njëjta që janë përdorur në ushqimin e papërpunuar

-Perimet duhet të lahen mirë para përdorimit

-Zieni mirë ushqimin e ngrirë

-Ushqimet e ngrohta mbani në temperaturën mbi 60°C, ndërsa ato të ftohta nën 5°C.

Lajme të ngjashme

Back to top button