Ali Ahmeti zbulon propozimin për emrin e ri të Maqedonisë

Republika e Epërme e Maqedonisë është propozimimi i mediatorit amerikan për kontestin e emrit Matthew Nimetz. Ai është konkret dhe një bazë për të cilën palët duhet të ulen dhe të dialogojnë. 

Këtë e ka theksuar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga Sofja ku ka qëndruar të martën për vizitë zyrtare. 

“Palët mund të jenë më afër  zgjidhjes se kurrë, megjithëse në fazën e ardhshme të bisedimeve duhet ngritur niveli i negociatorëve nga ambasadorë në ekipe që do kryesoheshin nga kryeministrat e dy vendeve. Deri me tani nuk ka pasur ndonjë propozim konkret nga negociatori, tani është propozimi Republika e Epërme e Maqedonisë, domethënë kemi një dokument bazë ku palët duhet te ulen dhe dialogojnë, por pa ndihmën e komunitetit ndërkombëtar është vështirë të ulemi”, deklaroi Ahmeti nga Sofja. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button