Apple do të shesë 10 milionë iPhone 6 për një javë

Kjo shifër është rritur nga 9 milionë njësi sa kishte shitur Apple kur kishte paraqitur në treg modelet aktuale, iPhone 5s dhe iPhone 5c

Sipas analistit të RBC, Amit Daryanani, Apple do të shesë më shumë se 10 milionë iPhone 6 në javën e parë pas debutimit të telefonit të shumëpritur në treg.

Kjo shifër është rritur nga 9 milionë njësi sa kishte shitur Apple kur kishte paraqitur në treg modelet aktuale, iPhone 5s dhe iPhone 5c.
Shumë analistë presin që Apple të përfitojë nga kërkesa më e madhe për modelet e reja me madhësi të ndryshme të ekraneve. Kjo, pasi që siç thuhet, Apple do të lëshojë dy variante të iPhone 6, njërin me ekranin prej 4.7 inç dhe tjetrin, modelin e parë të fabletit me ekranin prej 5.5 inç.

Apple pritet të prezantojë modelin e ri të iPhone 6 me 4.7 inç në një ngjarje që do të mbahet më 9 shtator. Mirëpo, kompania më e madhe amerikane gjithashtu mund të vendosë për lansimin e dy modeleve të telefonave të rinj në kohë të ndryshme, në mënyrë që versioni më i madh i telefonit të saj të mos ndikojë në kërkesën për modelin me ekranin prej 4.7 inç.

Lajme të ngjashme

Back to top button