Subrata Roy sot zbret në aeroportin e Ohrit

Avioni i afaristit kontrovers indian Subrata Roy, pritet që sot në ora 12 të zbresë në aeroportin e Ohrit. Ai do të qëndrojë disa ditë në Ohër ku do të ketë takim me kryetarin e Komunës së Ohrit Nikolla Bakraçeski me kryeministrin Gruevski, si dhe me ministrat e Transportit dhe të Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor.

Studio Atkins nga Londra po punon për  hartimin projektit ideor të kompleksit turistik në Ohër sepse Roy ka premtuar investime të mëdha dhe thuhet se ka blerë hotelin “Sllavija” por me para kredie nga një bankë në Maqedoni.

Roy ka këruar që t’i sigurohet edhe një sipërfaqe shtesë prej 17 hektarësh për strehimin e personelit, i cili do të punojë për ndërtimin e kompleksit”.

Projekti parasheh ndërtimin e  një kompleksi turistik në fshatin Lubanishtë të Ohrit, në një sipërfaqe prej 240 km katrorësh, i cili do të përbëhet nga hotele tejet luksoze, objekte banimi dhe rekreative, kazino etj, të gjitha këto sipas standardeve ndërkombëtare, duke e bërë kompleksin një nga 10 komplekset  turistike më luksoze të botës.

Njëkohësisht, ministria e Kulturësi dha atij jep parcelë prej 621 metra katror mu në qendër të sheshit të Shkupit përballë fontanës së “Ushtarit në kalë”.

Kush është Subrata Roy?

Para disa kohe mediet indiane bënë të ditur se Gjykata supreme e Indisë me kërkesë të rregullatorit indian SEBI i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare të multimiliarderit nga India, Subrata Roy.

Gjatë vizitës së Roy në Ohër, Portalb hapi çështjen e dyshimtë të biznesmenit indian duke u bazuar në mashtrimet që ai kishte bërë. Kliko për të lexuar më shumë: Subrata Roy, një zhvatës kriminel dhe mashtrues?

Mbetet e paqartë, si mund Ministria e Kulturës ti dhurojë tokë një biznesmeni aq kontrovers dhe që duhet realisht të hedh para në këtë vend? Aq më tepër që kjo Ministri vazhdimisht diskriminon shqiptarët duke mos investuar në kulturën shqiptare! /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button