Fillon afati i regjistrimit të dytë për arsimimin e mesëm

Afati i regjistrimit të dytë në shkollat e mesme publike, për nxënësit e klasave të teta të cilët nuk janë regjistruar në dy afatet e para në qershor, është më 21 gusht.

Rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira do të publikohen ditën e nesërme, në tabelat shpallëse të shkollave.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kumtoi se në afatin e dytë të gushtit, ka gjithsej 20.089 vende të lira. Prej tyre, 13.347 janë për mësim në gjuhën maqedone, 5.969 në gjuhën shqipe, 739 në gjuhën turke dhe 34 në gjuhën mësimore serbe.

Sipas llojit të arsimimit në gjimnaze ka 5.127 vende (3.260 në gjuhën maqedone, 1.576 në gjuhën shqipe, 257 në gjuhën turke dhe 34 në gjuhën serbe).

Në shkollat e mesme profesionale vende të lira janë 14.818 (9.981 për gjuhën mësimore maqedone, 4.355 për gjuhën shqipe dhe 482 për gjuhën turke).

Në shkollën e mesme të artit të lira janë 107 vende – 69 për mësim në gjuhën maqedone dhe 38 për gjuhën mësimore shqipe. Në Akademinë sportive të lira janë 37 vende.

Ministri Abdilaqim Ademi në konferencën për shtyp apeloi deri te të gjithë nxënësit e klasave të teta të zgjedhin arsimim profesional, sepse numër çdoherë e më i madh i kompanive kërkojnë kuadro teknike të edukuar dhe mirë të aftë, i cili mund të përgjigjet në sfidën e zhvillimit të shpejtë të teknologjisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button