Recension: Mizo: Eksporti në korrik arriti vlerën 100 milionë euro

Problem kryesor i këtij teksti është titulli. Ai është rezultat i mendimit të paktë dhe dëshirës së madhe për anshmëri. Pjesa tjetër e tekstit/kontributit nuk është problem. Përkundrazi, ai na njofton me atë se deri ku janë investimet e reja të huaja që u paralajmëruan edhe atë më shumë seç duhet dhe seç do të pritej nga lajmet e mbrëmjes, duke i përshkruar në detaje investimet e veçanta, e madje edhe duke i dhënë edhe datat e takimeve të pritura me udhëheqësitë e investitorëve të huaj, por kjo mund të interpretohet si politikë redaktuese. Titulli, nga ana tjetër, është tregim në vete.

Мизо Извозот во јули достигна 100 милиони евраLinku deri te artikulli origjinal: Mizo: Eksporti në korrik arriti vlerën 100 milionë euro

Data dhe koha e publikimit: 15.08.2014, 17:16

Data e recensionit: 18.08.2014

Recensues: Vlladimir Petreski

Bëhet fjalë për intervistë të transkriptuar. Shërbimi për verifikimin e fakteve në media në media, zakonisht nuk recenson intervista, kështu që edhe tani nuk do të ndalemi në këtë pjesë, gjegjësisht në intervistën si zhanr gazetaresk, por këtu kemi një formë të veçantë të transkriptimit, ku intervista është ripërpunuar në artikull, me ç’rast janë hequr pyetjet gazetareske. Edhe në “transkriptimin e këtillë kreativ” vuan përmbajtja, gjegjësisht një pjesë e përmbjatjes “humbet në përkthim”, me ç’rast zhvendoset rëndësia e paragrafit të fundit, prej të cilit është nxjerrë titulli, i cili jo vetëm që është zhvendosur, por është krejtësisht i pasaktë.

Kur në fillim do ta lexoni titullin, do të mbeteni të hutuar: “Mizo: Eksporti në korrik arriti vlerën 100 milionë euro”. Këtu menjëherë do të fillojnë të paraqiten pyetjet e para. Si e para, do të pyeteni se prej ku janë të njohura të dhënat për eksportin në korrik, kur asnjëherë Enti shtetëror për statistikë nuk i publikon këto të dhëna, aq shpejt, gjegjësisht vetëm dy javë pas përfundimit të muajit paraprak. Pastaj do të pyeteni se si Viktor Mizo i di këto të dhëna para Entit shtetëror për statistikë. Dhe në fund, do të befasoheni nga vetë numri – 100 milionë euro eksport janë pak. Për atë që i njeh numrat, të gjitha këto pyetje janë për t’u çuditur. Përndryshe, sipas statistikës zyrtare, eksporti në qershor (muaji i fundit  për të cilin ka të dhëna) është 400 milionë dollarë dhe ai është për 7,5 për qind më i ulët se në maj, dhe 11,9 për qind më i lartë se në qershor të vitit 2013. Do t’ju duhet ta lexoni gjithë tekstin, mirëpo edhe kjo nuk do t’ju ndihmojë ta kuptoni se për çka bëhet fjalë, pa e hapur gjithë video-materialin dhe në fund nga pyetja e fundit e gazetarit do të kuptoni se numrat kanë të bëjnë vetëm me eksportin e zonave teknologjike-industriale dhe zhvillimore, e jo me eksportin e përgjithshëm. Përndryshe, numrat për eksportin e zonave teknologjike-industriale dhe zhvillimore nuk publikohen askund, nuk i publikon as qeveria, as ESHS-ja, as organi kompetent, drejtoria e këtyre zonave dhe këto të dhëna janë të panjohura, e përveç kësaj janë edhe të reja në aspekt të asaj që investitorët e huaj në këto zona janë një dukuri e re. Poashtu, nuk duhet harruar as faktin se numrat për eksport dhe import askund nuk publikohen në euro, por vetëm në dollarë që të mund të bëhen krahasime, mirëpo kjo është një çështje tjetër.

Sfida për të qenë i anshëm këtu ka qenë tepër e madhe dhe gazetari nuk ka mundur t’i bëjë ballë. Ka qenë tepër e madhe dëshira të shfrytëzohet ky numër i rrumbullakësuar, i cili në shikim të parë tingëllon në mënyrë shumë impozante – “100 milionë euro” dhe ai të shfrytëzohet që të tregohet se ka rritje në gjithë eksportin, pa e ditur se mesatarisht vlera e tij mujore është shumë më e madhe, gjegjësisht madje 400 milionë dollarë. Lajmin pastaj e kanë marrë edhe disa portale të tjera me politikë të ngjashme redaktuese dhe me këtë efekti është arritur. Ata lexues/shikues që nuk kanë durim të mjaftueshëm ta shohin gjithë video-materiialin dhe të cilët nuk janë të njoftuar më për së afërmi me statistikat e titullit, do të mendojnë se është arritur ndonjë rekord i ri, mirëpo ata që i dijnë këto numra ose do të mbeten të hutuar nëse nuk janë të durueshëm ose një numër i vogël prej tyre me kujdes do ta shohin video-intervistën para se t’u bëhet e qartë se për çka bëhet fjalë, njëkohësisht duke ndjerë zemërim për shkak të kohës së humbur që është e nevojshme që të kuptohet se çka do të thotë një titull i gabuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button