Protestat në Shkup do të vazhdojnë

Protestat në Shkup do të vazhdojnë, njofton sot Këshilli Organizativ dhe Koordinues për rastin “Monstra”. Të premten me datë 22 gusht në ora 13.45 nisja do të bëhet nga QT “Çairçanja”. Marshi planifikon të arrijë deri te qeveria e Maqedonisë para së cilës mendojnë ti paraqesin kërkesat e tyre.

“Të premten, ne kemi nevojë për përkrahjen tuaj në protestat popullore dhe për mundin tuaj gjatë kësaj përkrahje. Ne si shqiptarë dhe familjarë të dënuarve nga rasti i montuar politik ‘Monstra’, si dhe të dënuarve nga protestat e kaluara, po ju drejtohemi mekërkesë vëllazërore, kombëtare dhe fetare. Nga vizita e bërë familjarëve tanë u bindëm që ata po vuajnënë kushte mizore dhe jonjerëzore. Rastet e familjarëve tanë po mbesin jetim. Ata, deri sot asnjëherë nuk e kanë patë rrugës që të dalin e të jenë pjesë e popullit i cili e ngriti zërin kundër padrejtësive institucionale.”shkruhet në apelin e Këshillit Organizativ dhe Koordinues për rastin “Monstra”.

“Bile partia shqiptare në pushtet nga paaftësia e tyre institucionale, ata së paku as nuk u prononcuan publikisht dhe politikisht lidhur me vuajtje tona familjare.Prandaj, sot përveç shpresës që kemi te Zoti i Plotfuqishëm, ne familjarët e të gjithë të dënuarvepo ju drejtohemi juve, qytetarëve shqiptar, popullit të dashur i cili asnjëherë deri sot nuk na ka lënë pa mbështetje. Ne kemi nevojë për përkrahjen tuaj, për zërin e dëshirës për drejtësi dhe liri kombëtare”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Këshillit Organizativ dhe Koordinues për rastin “Monstra”.

Lajme të ngjashme

Back to top button