Shok në Moskë: Flamuri ukrainas në maje të ndërtesës (Foto+Video)

Protestues të panjohur janë ngjitur të mërkurën në ndërtesën e famshme në Moskë, e kanë shpalosur një flamur të vogël të Ukrainës dhe me ngjyrat ukrainase kaltër-verdhë e kanë ringjyrosur yllin pesëcepësh sovjetik.

Ky diversion i mëngjesit të hershëm në ndërtesën Kotelniçeska, 176 metra të lartë, është publikuar në të gjitha televizionet ruse dhe ka shkaktuar habi të kryeqytetit rus, të cilët me ashpërsi janë kundër Ukrainës për shkak të konfliktit në lindje të këtij vendi.

Punëtorët pas tri orësh e kanë hequr flamurin dhe kanë filluar t’ia kthejnë yllit ngjyrat origjinale, transmetojnë agjencitë ruse.
Katër persona me pajisje alpinistësh janë arrestuar dhe janë marrë në polici për hetime.

Dy meshkuj dhe dy femra e mohojnë ta kenë vënë flamurin ukrainas dhe ngjyrosur yllin. Ata janë të ballafaquar me akuza për vandalizëm dhe me mundësin të dënohen deri në tre vjet burg.

Ndërtesa Kotelniçeska është njëra në vargun e shtatë soliterëve, ekzemplarë përfaqësues të arkitekturës staliniste, të cilër quhet “Shtatë motrat”.

Flamuri ukrainas në maje të ndërtesës

Lajme të ngjashme

Back to top button