Policia ka gjetur municion dhe kallashnikov në Debërc të Tetovës

Gjatë ditës së djeshme me urdhër paraprak të Gjykatës së Tetovës, është kryer një aksion policor në fshatin Dëbërcë të Tetovës tek shtëpia A.G (40) i cili është me punë të përkohshme në Itali, tek shtëpia e tij u gjetën një pushkë automatike dhe 42 fishekë, njofton Tv Koha.

Oficerët e policisë kanë sekustruar armën dhe municionin dhe do të dorëzohen për ekspertizë, ndërsa personi A.G është arrestuar dhe po mbahet në SPB Tetovë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do ngritet edhe padia adekutate penale.

Lajme të ngjashme

Back to top button