‘Horizont’ kërkon të vërtetohet kushtetutshmëria e Ligjit për mbrojtje sociale

Organizata Joqeveritare ‘Horizont’ në takimet me ministrin e shëndetësisë Nikolla Todorov dhe atë të punës dhe politikës sociale Dime Spasov kanë kërkuar që Komisioni për Diskriminim, Avokati i Popullit të japin sqarime ndërsa nga Gjykata Kushtetuese ta vërtetojë kushtetutshmërinë e ligjit për mbrojtje sociale sa i përket kompensimit për kujdes dhe ndihmë të një personi tjetër.

Nga “Horizont” informojnë se Avokati i Popullit në përgjigjen me shkrim ka informuar se nga ky ligj mund të del që në praktikë të krijojë tretman joadekuat të qytetarëve dhe ka kërkuar sqarim të detajuar nga Ministria për punë dhe politikë sociale.

Nga Horizont informojnë të gjithë qytetarët se në rast se ballafaqohen me problem të natyrave të ndryshme gjatë dorëzimit të dokumentacionit të paraqesin tek Avokati i Popullit.

Horizont ka kërkuar edhe takim me kryeministrin Nikolla Gruevski për t’ia dorëzuar sugjerimet dhe komentet lidhur me ligjin e ri.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button