Qendra sportive në Tetovë, një gërmadhë jo-funksionale

10 mijë metra katror të parashikuara për sport dhe rekreacion qëndrojnë të papërdorura në Tetovë. Qendrat sportive presin vendimin e komunës nëse do të ekonomizojë me këtë hapësirë ose do ta jep me qira.
Luhatëse, rrëshqitëse për fëmijët, fusha futbolli, hendbolli dhe fusha tenisi. E gjithë kjo është në qendrën rekreative sportive në Tetovë, por asgjë nga kjo nuk është në gjendje funksionale. Gjitha rekuizite në vendin e lojërave për fëmijë është shkatërruar, disa janë vjedhur për tu shitur më pas për hekur. Terrenet sportive nuk janë rregulluar që nga viti 1970 kur janë ndërtuar. Tetovarët, para se gjithash fëmijët, qendrën sportive kryesisht mund ta përdorin për shëtitje sepse është e përshtatshme pasi që nuk ka lëvizje të automjeteve.
“Ne vijmë këtu, por në qendrat sportive nuk ka asgjë. Nuk ka luhatëse, nuk ka rrëshqitëse për fëmijë. Ne këtu vijmë dhe luajmë futboll edhe pse nuk përveç fushës nuk ka asgjë”, deklaroi një qytetarë për REL.

Qendra rekreative sportive deri në shkurt të vitit 2014 ishte në kompetenca të ndërmarrjes publike për ekonomizim me objektet sportive. Hapësira ishte shfrytëzuar si vend për shitjen e automobilave dhe ngjashëm. Nga muaji shkurt Komuna e Tetovës e ka marrë nën kompetencë por asgjë nuk ndryshoi.

Lume Hyseini, zëdhënëse e komunës së Tetovës thotë se nuk kanë ndërmarrë asgjë deri më tani sepse do të bëhet një analizë nëse do të ekonomizojë me këtë vend ose do ta jep nën koncesion ose diçka tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button