KF Gostivari transferon sulmuesin e Sileksit, Gjorgji Markov

KF Gostivari ka përforcuar ekipin edhe me një futbollist. Bëhet fjalë për futbollistin e repartit të sulmit, Gjorgji Markov i cili është transferuar nga ekipi i Sileksit.

“Markov është një sulmues 23 vjeçar me përvojë i cili ka luajtur në ekipin e Sileksit dhe Bellasicës. Debutimi i tij në ekipin e Gostivarit pritet të bëhet në ndeshjen e së shtunës kundër ekipit të Makedonija Gjorçe Petrovit”, tha trajneri i Gostivarit, Mensur Jakupi.

Sot ekipi i Gostivarit në kuadër të 1/16 të Kupës së Maqedonisë në futboll, do të luaj kundër ekipit të Novacit si mysafir. Trajneri Jakupi pret që Gostivari ta kaloje këtë fazë të Kupës.

Lajme të ngjashme

Back to top button