OH El-Hilal- Gjatë Ramazanit ndihmon rreth 300 familje të varfëra

Të varfrit dhe jetimët edhe këtë vit nuk do ndjejnë mungesën e ushqimit në sofrat e iftarit përgjatë tërë muajit të Ramazanit. 

Pothuajse të gjitha shoqatat humanitare tanimë i kanë gati pakot e tyre me gjëra ushqimore me vlerë deri në 30 euro për pako, e të cilat do të shpërndahen ditëve në vijim.

Kryetari i shoqatës humanitare EL-Hilal Behidhudin Shahapi tha se janë duke organizuar aktivitete shumë dimenzionale në bashkëpunim me Turqinë.

‘Tradicionalisht për hir të muajit të Ramazanit, në bashkëpunim me diasporën shqiptare dhe turke kemi përgatitur 250 pako për skamnorët dhe nevojtarët të disa qyteteve të Maqedonisë. Një pako ushqim të mjaftueshëm për tërë muajin për një familje pesë anëtarësh, duke u nisur prej miellit e vajit dhe shumë artikuj tjetër ushqimor që janë elementare për ushqim’ tha Shehapi.

Organizata Humanitare El Hilal, pjesën e dytë të muajit të Ramazanit do të organizojë iftare për rreth 300 persona.

‘Ne çdo vit organizojmë iftar për skamnorët, për shkak të disa problemeve objektive iftari nuk do të organizohet këtë vit 30 natë radhazi por vetëm pjesën e dytë, 15 netët e fundit do të organizohet iftar për 300 persona’ u shpreh Shehapi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button