Hakerët vjedhin dosjet e 4.5 milionë pacientëve

Piratët kibernetikë kanë hyrë në rrjetin e një spitali amerikan, duke marrë “emrat e pacientëve, adresat, datën e lindjes, numrat e telefonit dhe numrat e sigurisë sociale”.

Një grup piratësh kibernetikë, që mendohet se janë me origjinë nga Kina, kanë thyer rrjetin e një spitali amerikan, duke vjedhur 4.5 milionë dosje të pacientëve.

Piratët kibernetikë morën “emrat e pacientëve, adresat, datën e lindjes, numrat e telefonit dhe numrat e sigurisë sociale”, ndërsa numrat e kartave të kreditit ose “informacionet mjekësore dhe klinike” nuk i morën. Unioni i Sistemeve Shëndetësore në SHBA, si dhe Mandiant, një firmë mjeko-ligjore, pjesë e kompanisë së sigurisë FireEye, mendojnë se sulmi ka ardhur nga Kina.

“Sulmuesit janë një grup kërcënuesish të vazhdueshëm” me origjinë nga Kina, të cilët përdorën viruse dhe teknologji të sofistikuar për të sulmuar sistemet e kompanisë”, rrjetin në të cilin operojnë 206 spitale në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Ndryshe nga sulmet e zakonshme që mbështeten nga qeveria kineze, piratët kibernetikë nuk kishin si qëllim të vidhnin të dhënat shkencore ose sekretet e punës, sipas Unionit të Sistemeve Shëndetësore.

Pacientët, të cilëve u janë vjedhur të dhënat, do të njoftohen nga Unioni i Sistemeve Shëndetësore, por nuk dihet se kush do të njoftohet, meqë nuk ka një ligj federal për të dhënat e vjedhura që jep mandat për njoftimet, por vetëm disa rregullore të ndryshme shtetërore, siç shpjegoi CNN në raportin e saj.

FBI-ja konfirmoi për Reuters se po heton çështjen. Në muajin maj, piratë kibernetikë kinezë ishin përpjekur të siguronin dosjet e personelit të punonjësve federalë amerikanë që kishin aplikuar për poste me qasje në informacionet sekrete.
Kina nuk e pranon faktin që ka sponsorizuar në aktivitete të tilla, duke argumentuar se të gjitha akuzat e SHBA-së janë të pabaza./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button