Përtërije jetën tënde në Ramazan

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Sa bukur është që të jetojë robi në këtë botë duke korrur të mirat në kohërat e adhurimeve, e ja ky muaji i Ramazanit me hyrjen e tij hapen dyert e xhennetit dhe mbyllen dyert e zjarrit dhe u vihen prangat djajve, andaj është obligim për të ngarkuarit (me detyrime) nga njerëzit dhe xhinnët të fillojnë garën dhe shpejtimin në kryerjen e adhurimeve dhe largimin nga veprat e liga.

Kjo sezon e bekuar është mundësi e madhe për përtëritje (gjallëri) të jetës me Iman dhe kërkim të kënaqësisë së Mëshiruesit larg të metave qoftë, afrim tek Ai me adhurime dhe nga më të mëdhat pas kryerjes së obligimeve themelore është kujdesi i plotë për leximin e Kur’anit të madhëruar me meditim dhe zgjim të zemrave gjatë leximit dhe ndëgjimit të tij.

Sahabët All-llahu qoftë i kënaqur me ata që të gjithë kur u takonin dhe në mesin e tyre ishte Ebu Musa el-Esh’arij thonin: O Musa lexona neve, e ai lexonte kurse ata ndëgjonin, nga abdilah ibni mes’udi All-llahu qoftë i kënaqur me të ka thënë: më ka thënë mua i dërguari i All-llahut (sal’allahu alejhi ue selem): “Më lexo mua! Thashë: O i dërguari i All-llahut (sal’allahu alejhi ue selem) a të lexojë unë ty ndërsa ty të është zbritur ?! Tha: “Po, unë dëshirojë të ndëgjojë nga tjetër kush” dhe i lexova kaptinën en-Nisa deri sa arrita tek ky ajet: “Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk të besuan)? [Kur’an 4:41] , më tha: “Mjaft deri këtu” dhe u ktheva nga ai kur ja sytë e tij lotonin.

Më e mirë për atë që dëshiron që të përfitojë nga libri i All-llahut të Lartësuar – që ta zgjedhë një kohë ku mund ta mbledh forcën e zemrës, ambiciet për meditim, mendim dhe kuptimin e dëshirës së All-llahut të Lartëmadhëruar me zbritjen e ajeteve, kështu pas kësaj këshillohet, përfiton dhe ndryshon mënyra e jetës për të mire.

Ibn kajim el-xheuzije All-llahu e mëshiroftë ka shkruar fjalë të bukur në librin e tij “Dobitë” kur ka thënë: “Medito në fjalimin e Kur’anit, do të hasësh në pushtet i cili është i tëri pronë e Tij, Falënderimi i takon vetëm Atij, çështjet të gjitha janë në dorën e Tij, burimi i tyre është nga Ai dhe kthimin e kanë tek Ai, i ngritur mbi fronin e pushteti të Tij.

Nuk i fshihet asgjë në asnjë vend të pushtetit të Tij, i gjithëdijshëm për ato çfarë mbajnë (në brendësi) shpirtrat e robërve, i njohur për të fshehurat dhe të publikuarat, i vetëm në udhëheqjen e pushtetit të Tij, dëgjon dhe sheh, jep dhe privon, shpërblen dhe dënon, nderon dhe nënçmon, krijon dhe furnizon, jep jet dhe merr jetë, përcakton, gjykon dhe vendos, çështjet janë të zbritura të gjitha nga ana e Tij të voglat dhe të mëdhatë dhe përsëri tek Ai kthehen, nuk lëviz asnjë atom vetëm se me lejen e Tij, nuk bie ndonjë gjeth vetëm se me diturinë e Tij.

Medito se si e Lavdëron veten e Tij, e madhëron Atë, e Falënderon, i këshillon robërit e Tij, i udhëzon për aty ku është lumturia dhe shpëtimi i tyre, i nxit në të, ua tërheq vërejtjen nga ajo (rrugë) në të cilën gjendet shkatërrimi i tyre, i njofton me emrat dhe cilësitë e Tij, bëhet i dashur tek ata me begatitë dhe të mirat e Tij, i përkujton me të mirat e Tij, i urdhëron me atë të cilën arrijnë ti plotësojnë të mirat, ua tërheq vërejtjen nga hidhërimi i Tij, i përkujton me ato të mira që i ka përgatitur prej nderimit nëse iu nënshtrohen Atij dhe me atë çfarë e ka përgatitur prej dënimit nëse e kundërshtojnë.

I lajmëron se si ka vepruar me miqtë e Tij dhe me armiqtë e Tij, si ka qenë përfundimi i dy palëve, i lavdëron miqtë e Tij me veprat e mira të tyre dhe cilësitë e bukura, i nënçmon armiqtë e tij me veprat e ndyta të tyre dhe cilësitë e ulëta të tyre, sjell shembuj, argumentet dhe provat i bën të lloj-llojshme, iu përgjigjet dyshimeve të armiqve të Tij në mënyrën më të mirë, e vërteton i sinqerti, e mohon mohuesi, e thotë të vërtetën dhe udhëzon në rrugë të drejtë, thërret për në shtëpinë e Paqes duke përmendur cilësitë e saj, bukuritë dhe lumturinë në te, tërheq vërejtjen nga shtëpia e shkatërrimit (vuajtjeve) duke përmendur dënimin e saj, dhimbjet dhe shëmtimin e saj, ua përkujton varfërinë e tyre që e kanë për të dhe nevojën e madhe për Të në të gjitha aspektet dhe se nuk munden pa të as sa lëvizja e syrit, ua përmend se Ai nuk ka nevojë për asnjë prej krijesave, është i pavarur në vetveten e Tij nga të gjithë, e të gjithë janë të varfër për Atë.

Askush nuk mund të arrijë të mirë as sa atomi e më të madhe përveç se me mirësinë dhe mëshirën e Tij, e askush nuk mund të arrijë të keqe sa atomi e mbi atë përveç se me drejtësinë dhe urtësinë e Tij, nëpërmjet fjalës (Kur’anit) së tij i qorton të dashurit e Tij me qortimin më të ëmbël,e Ai me këtë ua falë mëkatet, ua shlyen të këqijat, u jep arsye, ua përmirëson të prishurat e tyre, u del në mbrojtje atyre, i ruan ata, ndihmues i tyre, sigurues i levërdive të tyre, ua largon atyre çdo të keqe (brengë), e dërgon premtimin në vend, Atë e kanë mbrojtës dhe nuk kanë mbrojtës përveç Tij, është Zoti tyre i vërtetë, ndihmuesi kundër armiqve të tyre, Sa mbrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është.

Kur zemrat ta shohin në Kur’an Mbretin e Madh, Mëshirues, Bamirës, i Bukur, e Ai i cili është i tillë, si ka mundësi mos të duhet, e të garohet për tu afruar tek Ai, e frymëmarrjet të shpenzohen duke kërkuar dashurinë e Tij, e të jetë më i Dashuri nga të gjithë, kënaqësia e Tij të jetë më e larta tek ata nga të gjitha kënaqësitë, si mos të Kujtohet gjatë gjithë kohës, e dashuria ndaj Tij, përmallimi për Të, prehja me Të, të bëhet ushqimi i tyre, furnizimi i tyre, ilaçi i tyre, në mënyrë që kur ta humb këtë, prishen, shkatërrohen dhe nuk përfitojnë nga jeta e tyre?!

Përktheu: Qëndrim JASHARI

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button