Kundër ndërtimit të Urës së Boshkut dhe Fushës së Lukovës, grumbullohen 80 mijë nënshkrime
Organizatat ekologjike në Maqedoni kanë arritur të grumbullojnë 79.473 përkrahës nga vendi dhe jashtë për të ndaluar projektin për ndërtimin e Urës së Boshkut dhe Fushës së Lukovës në Parkun Nacional të ‘Mavrovës’.
Peticioni i drejtohet kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, drejtorit të Bankës Evropiane për zhvillim dhe rindërtim dhe drejtorit të Bankës Botërore për Evropën Jugperëndimore ndërsa kërkohet ndërprerje të financimit të kapaciteteve energjetike dhe heqje dorë nga realizimi I tyre.