Gjykata e Sarandës arrest me burg për Agron Canën që kërkoi seks nga një 14 vjeçare në këmbim të punës

Gjykata e Sarandes dha sot masen e arrestit me burg per Agron Canen, i cili kerkoi seks me nje 14 vjecare ne kembim te nje vendi pune.
Ne seancen me dyer te mbyllura, qe drejtohej nga gjyqtarja Enkelejda Doda i akuzuari ishte ne salle bashke me avokatin e tij Gjergj Ymeraj. Jashte salles ndodhej edhe denoncuesja Edlira Gega, gruaja qe regjistroi videon e skandalit seksual.

Prokurorja e Sarandës Rita Gjati, zyrtarizoi akuzat ndaj Agron Canes, sekretarit të deputetit Koço Kokëdhima. Ata jane: ngacmim seksual ndaj të miturve dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Në klasifikimin e nenit 108 të kodit penal parashikohet se kryerja e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën 14 vjeç, dënohet me burgim nga 3 deri në 7 vjet.

Lajme të ngjashme

Back to top button