VMRO-DPMNE në panik: E ka humbur betejën mediatike në Internet?

Qendrën për komunikim të VMRO-DPMNE-së e ka kapur paniku sepse analizat e fundit kanë treguar se ata e kanë humbur betejën mediatike në Internet shkruan portali Maktel. Për dallim nga mediumet klasike siç janë televizionet, gazetat dhe radiot, ku dominojnë kompanitë që kjo parti i ka blerë me reklama, në internet situata është e komplikuar. Probleme shtesë i bëjnë portalet që ndihmohen nga Fondacioni Soros dhe rrjetet sociale, të cilat vështirë që propaganda qeveritare mund t’i futë nën kontroll.

Se punët nuk u shkojnë “talibanëve” ashtu siç duhet, mund të shihet edhe nga fitorja në Komunën Qendër, nga ana e Andrej Zhernovskit, në zgjedhjet e fundit lokale, edhe përkundër kampanjës së zezë në televizionet kryesore, radiot dhe gazetat. Ndërkaq, dhe vetë kryeministri, në intervistën e fundit të tij, ka pranuar se nuk kanë mundur që ta “imponojnë” ligjin për abortim, që si që shkruan Maktel, do të thotë se nuk kanë mundur të bëjnë spin.

Maktel mëson se për këtë çështje, VMRO ka angazhuar katër ekspertë për rrjetet sociale dhe mediumet në internet, dy nga SHBA-të, një nga Gjermania dhe një nga Bullgaria. Ekspertët tashmë kanë arritur në Maqedoni dhe për momentin janë duke e skenuar situatën dhe do të fillojnë me masat aktive dhe aktivitetet që nga shtatori.

Është interesante se këto ditë është aktivizuar edhe portali telegraf.mk, e Internet grupit serb, firmë e cila flitet se është pronë e serbit Veselin Jevrosimoviq, që ka blerë aksione nga MPM dhe televizioni Alfa dhe shihet si njeri i afërt i partisë në pushtet. Po këto dit, ka filluar punën edhe një Internet Televizioni, Republika TV, me çka, portalet pro-qeveritare në internet po forcohen, që tani janë: Kurir, Denesen, Netpres, Makedonija 24, Press24, Sitel, Vecer, Republika, Mkd.mk, dhe edicioni i Dnevnik në internet, Maksim, off.net…

Të afërta me partinë maqedonase janë edhe ata në shqip: Kurir në shqip dhe Republika në Shqip me një gjuhë të përdhosur shqipe.

Lajme të ngjashme

Back to top button