Sela, pret Alessandro Fraccasetti, përfaqësuesin e UNDP në Maqedoni

Kryetari i Komunës së Strugës Ziadin Sela, realizoi një takim pune me përfaqësuesin e UNDP në Maqedoni, Alessandro Fraccasetti .Temat që u prekën në këtë takim ishin nga më të ndryshmet.

Kryetari, Sela e njoftoi përfaqësuesin e UNDP për problemet e shumta që e shqetësojnë qytetarin duke filluar nga marrëdhëniet jo fort të sinqerta, që Komuna e Strugës ka me nivelin qëndror të qeverisjes.

Ndërkohë, Fraccassetti , siguroi Selën se ekzistojnë mjaft mundësi që marrëdhëniet me komunitetin nërkombëtar në përgjithësi dhe në veçanti me UNDP mund të intensifikohen akoma më tej në nivelin lokal. 

Ai e njoftoi kryetarin e Komunës së Strugës Ziadin Sela se në kuadër të projektiti për inkluzion social ka funksionuar “Programi për Punësim’’ i cili ka 6 vjet që implementohet dhe mbështet iniciativën e re për biznes duke ofruar edhe një mbështetje fillestare financiare prej 3000 eurosh.

“Do ju lutesha që të na gjendeshit më afër sa i përket këtyre projekteve, qoftë sa i përket informacioneve , qoftë bashkëpunimeve të tjera apo trajnimeve për thithjen e investimeve’’, i tha Sela, mysafirit të tij.

‘Programi për punësim’ sipas përfaqësuesit të UNDP për 6 vite ka arritur të ndikojë në punësimin e 5000 personave në Maqedoni. Ndërsa vetëm në dy vitet e fundit janë mbështetur rreth 1000 biznese. Avantazhi i këtij projekti qëndron edhe në faktin se në një farë mënyre edhe bizneset informate, formalizohen tha Alessandro Fraccasetti, njofton Strugalajm. 

Lajme të ngjashme

Back to top button