Zbulohet përgjimi i dytë i pedofilit Agron Cane

Zbulohet përgjimi I dytë në mes nënës së 4 fëmijëve Elvira Gega dhe Agron Canes, sekretarit të deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima.

Regjistrimi ka ndodhur me 15 gusht, pra një ditë pas realizimit të kamerës së fshehtë, ku gruaja 40 vje♪5are, vejushë prej 15 vjetësh, I çori maskën 60 vjeçarit, I cili në zyrën e PS-së në Sarandë, I ofroi punë në këmbim të orgjisë me të dhe vajzës 14 vjeçare.

Videoskandali u bë publik dy ditë më parë nga gazetari I njohur Artur Çani, në televizionin “Neës 24”. Nuk dihet se s, por Agron Cane ka arritur ta kuptojë apo t’I ketë thënë dikush që Elvira gega e ka filmuar takimin e zyrës, ku I kërkonte favoret seksuale. Të nesërmen e takimit, ai I ka telefonuar me mëngjes Elvirës, duke I kërkuar patjetër takim për diçka që nuk mund ta konsumonte në telefon, me merakun se mund të përgjiheshin. Duke qënë se gruaja e refuzonte, sekretari Cane, ka vijuar ta telefonojë gjatë gjithë ditës, pa pushum, derisa Elvira gega ka pranuar të shihet më të në mbrëmje.

Transkripti I bisedës nga takimi i 15 Gushtit
Elvira Gega: Kujt t’I them mo? Pa nëma ta marr pak me tëndin.
Agron Cane: Ja, mere numrin direct.
Elvira Gega: Nuk e hapin dot.. 069.. (po I bie nr të vajzës)
Agron Cane: Duhet ta fshijmë numrin, mora frikë nga juve.
Elvira Gega: Jo, jo, nuk e hap ajo numrin…Kush? Vajza ime?? Pse more frikë nga neve?
Agron Cane: Ja, do thuash më morën në telefon këta.
Elvira Gega: Pse more frikë nga vajza ime? Ja, nuk e hap telefonin ajo, e ka fik fare. Dhe nuk të merr, se nuk ka lekë në telefon.
Agron Cane: Dëgjomë mua një çikë, dëgjomë. Ti nuk e di, ti kishe bërë një plan.
Elvira Gega: Jo, nuk kasha asnjë plan…
Agron Cane: Të më bëje dëm mua..
Elvira Gega: E ke shumë gabim Agron.
Agron Cane: Nuk ka asnjë spjegim tjetër. Nuk ka asnjë spjegim dhe unë e di pse më erdhi keq, them se kush të ka nxitur që të më bëje një veprim të tillë se unë..
Elvira Gega: Asnjë, për kokë të fëmijëve, asnjë. Bile para një muaji më ke indinjuar shumë kjo gjë… (biseda e plotë në gazetën Panorama)

Lajme të ngjashme

Back to top button