Në Maqedoni më së shumti “lakmohet” policia me ryshfet

Korrupsioni në Maqedoni vijon të jetë në nivel të lartë dhe me tendencë rritjeje.
Kështu thotë hulumtimi i barometrit të organizatës ndërkombëtare “Transparency International”,e cila ka publikuar sot të dhënat për dukurinë e korrupsionit në vendin tonë.

Hulumtimi i kryer brenda këtij viti, ka treguar se partitë politike, gjyqësori, administrata publike dhe policia, janë institucionet më të korruptuara.

Sipas hulumtimit, madje 17 për qind të të anketuarve kanë deklaruar se kanë dhënë ryshfet, në të shumtën e rasteve për policinë, por dhe për gjyqësorin dhe shërbimet shëndetësore.

Kryetarja e “Transparency International” në Maqedoni, ka deklaruar se korrupsioni nuk paraqet vetëm shpenzim për qytetarët, porse krijon dhe kushte të pabarazisë dhe të diskriminimit.

“Qytetarët përballen përditë me kërkesa për të dhënë ryshfet. Dhënia ryshfet, përveçse paraqet shpenzim për ta, personalisht, meqë detyrohen të japin të holla, përbën edhe mundësinë e krijimit të shumë padrejtësive dhe të kushteve të pabarazisë dhe të diskriminimit në të gjitha bazat, siç është dhënia përparësi dikujt dhe anashkalimi i dikujt tjetër, për shkaqe të paarsyeshme”, ka deklaruar Taseva.

Lajme të ngjashme

Back to top button