Shokon Rafael Nadal: Nuk do të jem në US Open

Turneu i fundit Slam i vitit, US Open që do të fillojë më datë 25 gusht në New York nuk do ta ket kampionin në fuqi, Rafael Nadal.

Në faqen e tij në Facebook Rafel Nadal shprehu keqardhjen që nuk do të marrë pjesë dot në US Open dhe iu lut fansave të tij që ta kuptojnë vendimin e tij.

28-vjecari spanjoll u dëmtua gjatë një seance stërvitore më datë 29 korrik, megjithatë pasi humbi turnetë përgatitorë Masters mendohej se do të ishte në gjendje për t’u riaftësuar në kohë për Slamin Amerikan por kjo nuk ndodhi.

Ai rrëfeu se US Open është një turne që i pëlqen dhe ku ka kujtime tepër të vecanta, nga tifozët nga ndeshjet e sesionit të mbrëmjes e nga shumë gjëra të tjera.

Rafa shtoi se në këto momente nuk i mbetet gjë tjetër përvecse të pranojë situatën, por 28-vjecari nga Majorka premtoi se do të bëjë cmos si gjithmonë që të riaftësohet plotësisht nga ky dëmtim, për t’u rikthyer sërish kompetitiv në nivelet më të larta./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button