Braçe padit Bashën për shpërdorim detyre: Në rrezik 2500 banorë

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe, ka kallzuar në polici dhe prokurori kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashën.

Në një status në rrjetin social Facebook, Braçe shkruan përveç kryebashkiakut ai ka ngritur padi edhe ndaj një drejtori të INUK për Tiranën, që mbulon zonën pas stadiumit Qemal Stafa, si dhe dy kompani ndërtimit.

“Të gjithë bashkë me veprime e mosveprime të qëllimshme kanë shpërdoruar detyrën me pasojë rrezikun për jetën e më shumë se 2500 banorëve. Bëhet fjalë për urdhrin e Lulzim Bashës për të ndërtuar një aks kombëtar në këtë zonë pa pyetur banorët, pa kërkesë të tyre dhe me rrezik serioz për jetën e tyre”, shkruan Braçe.

Deputeti socialist thotë se Basha ka kontaktuar dy kompani që kanë nisur punën me urdhër të tij pa patur asnjë document, madje dhe nga leja e ndërtimit.

Duke kujtuar dhe konfliktin polici-bashki për “semaforin”, Braçe shkruan se çdo investim bëhet për nevoja klienteliste dhe pa leje ndërtimit.

“Semafori në funksion të Fanes; rruga ketu tek unë në funksion të Sandrit, Sames. Ky është Lulzim Basha!! Ky njeri është armiku i këtij qyteti, ky duhet larguar sa me parë!!”, vijon më tej deputeti i PS’së./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button