Recension: Karvani humanitar rus hyri në Ukrainë

 

Ky lajm është në kundërshtim me vetëveten. Më saktë mbititulli është në kundërshtim me titullin, ndërsa titulli është në kundërshtim me tekstin e lajmit. Thënë thjesht, ai është kontradiktor.

Рускиот хуманитарен конвој влезе во УкраинаvВечерLinku deri te artikulli origjinal:  Karvani humanitar rus hyri në Ukrainë

Data dhe koha e publikimit: 15.08 2014, 07:53

Data e recensionit: 15.08.2014

Recensues: Vlladimir Petreski

Problemi i këtij lajmi është titulli. Lëre që nuk është i saktë, por tregon diçka krejtësisht tjetër nga ajo që e tregon brendia e tekstit. Në momentin e publikimit të lajmit, karvani humanitar nga Rusia as që kishte hyrë në Ukrainë. Jo vetëm që nuk kishte hyrë, por edhe 4 orë pas publikimit të lajmit (kur është shkruar ky recension) pritej që të vijnë inspektorët ukrainas që ta kontrollojnë mallin e ngarkuar, siç raporton korrespodenti i New York Times-it, Andrew Roth, nga vendi i ngjarjes dhe siç njoftoi Kiev Post, duke iu referuar Reuters-it:

 

Nga ana tjetër, ajo që ndodhi dhe për të cilën saktë shkruhet në brendi të lajmit është se në Ukrainë ka hyrë një karvan i automjeteve të blinduara ushtarake të armatës ruse. Poashtu, në brendi lajmit aspak nuk informohet se karvani humanitar nuk ka hyrë në Ukrainl, edhe pse kjo informatë ishte në dispozicion në kohën e publikimit (dhe do të ishte në kundërshtim me titullin). Thjesht, për atë se cili është statusi i karvanit humanitar në brendi të lajmit nuk ka asgjë. Informata e gabuar se ai ka hyrë në Ukrainë gjendet vetëm te titulli.

Mbititulli, “FRIKË NGA INVAZIONI”, edhe më tepër i përkeqëson gjërat. Në shikim të parë karvani humanitar nuk ka asnjë lidhje me invazionin. Edhe sikur të ketë, gjegjësisht nën maskën e karvanit humanitar të përgatitet invazion, kjo nuk mund të thuhet kështu, për shkak se shkakton huti. Dhe në fund, në mëngjes kur u publikua lajmi në internetin në Maqedoni kishte edhe pothuajse 90 lajme të tjera të ngjashme në portale të ndryshme, të cilat e thonë të kundërtën e titullit.

Siç është e njohur mjaft mirë, titulli është pjesa më e rëndësishme e çdo lajmi gazetaresk. Atij gjithmonë duhet kushtuar vëmendja më e madhe. Titujt nuk mund të vendosen vetëm duke e kaluar shpejt e shpejt tekstin që duhet titulluar. Ai duhet të lexohet me vëmendje edhe atë për fjalë për fjale që të mund të mendohet një titull adekuat dhe të evitohen gabimet e mundshme gramatikore. Titujt, poashtu nuk vendosen “sipas bindjes”. Është e saktë se që dje dihej se ky karvan humanitar është nisur dhe se duhej në mëngjes të arrijë në Ukrainë. Por, kjo nuk do të thotë se një gjë e tillë ka ndodhur. Gjërat në marrëdhëniet ndërkombëtare mund të ndryshojnë shumë shpejt dhe mund të ndodhë diçka krejtësisht e kundërt nga ajo që është pritur. Kjo veçanërisht vlen në luftë, ku e para e pëson e vërteta dhe ku gjërat mund të ndryshojnë me shpejtësi. Poashtu, titujt nuk vendosen shpejt e shpejt. Çdo fjalë duhet të matet dy herë. Ky titull do të ishte në rregull nëse në vend të “Karvani humanitar rus hyri në Ukrainë”, ai do të ishte: “Karvani ushtarak rus hyri në Ukrainë”. Ndoshta edhe ai ka qenë qëllimi. Mirëpo, në fund një fjalë e gabuar e ka ndryshuar kuptimin e gjithë titullit dhe e ka shkatërruar lajmin.

Lajme të ngjashme

Back to top button