Simeone: Reali, më i fortë me Kroos

I qetë si gjithmonë, Diego Simeone doli para gazetarëve me vlerësime për rivalin e kryeqytetit, por nuk ngurroi të thumbonte shpenzimet marramendëse të Los Blancos.

Madridi përgatitet të ndizet nga një derbi i zjarrtë me Superkupën që qëndron në mes, por do të jetë Reali ose Atletico që do ta marrë pas dy përballjesh të ethshme, që vijnë si vazhdimësi e finales së Champions League. I qetë si gjithmonë, Diego Simeone doli para gazetarëve me vlerësime për rivalin e kryeqytetit, por nuk ngurroi të thumbonte shpenzimet marramendëse të Los Blancos.

“Reali është përmirësuar sepse Toni Kroos i ka dhënë më shumë potencial dhe ekuilibër në mesfushë. Në krahasim me një vit më parë, kjo skuadër është më superiore, por duhet të keni parasysh se ata kanë shpenzuar 95 milionë Euro për dy lojtarë, ndërsa ne me këtë shumë kemi marrë 8 futbollistë”.

Si kanë ndryshuar Los Colchoneros pa Diego Costan, a do të ketë më përforcime dhe kush do të qëndrojë mes dy shtyllave përballë Realit të Madridit.

“Me largimin e Diego Costas, agresiviteti dhe loja e ekipit janë njëlloj si më parë, por sigurisht që Mandzukic i ka ndryshe tiparet. Presim të mbërrijë edhe një lojtar, nuk mund ta them se kush, ndërkohë që një tjetër do të largohet. Përsa i përket portës, titullar do të jetë Moya, pasi Oblak është bashkuar vonë me ekipin”.

Në përfundim të konferencës, tekniku argjentinas shfryu me kritika për formatin e Superkupës së Spanjës. Sipas Simeones, finalja është vetëm një finale, nuk mund të jenë dy, megjithatë ai theksoi se Atletico do të sforcohet e do të bëjë çmos për ta fituar këtë trofe në derbin madrilen.

Lajme të ngjashme

Back to top button